Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomori, ka ngritur shqetësimin për tarifat që pritet të paguhen nga qytetarët për lëvizjen nga Tirana drejt Shkodrës.
Tomori tha se tarifa prej 2.5 eurosh nuk duhet parë e shkëputur, pasi rrugës drejt Shkodrës parashikohen disa segmente me pagesë, përfshirë edhe koncesionin Balldren–Muriqan.
Sipas tij, nëse të gjitha këto koncesione do të tarifoheshin veçmas, udhëtimi do të përfshinte katër pika të ndryshme pagese.
Tomori shpjegoi se, për të shmangur vendosjen e disa trarëve përgjatë rrugës, ministria parashikon një pikë të vetme pagese, ku do të mblidhen tarifat për të gjitha segmentet koncesionare.
“Pra, katër koncesione dhe katër pagesa për të mbërritur në Shkodër”, tha gazetari, duke argumentuar se ajo që duhet parë është kostoja totale që do t’i faturohet qytetarit për këtë udhëtim.

