“Po shkonim drejt krimeve ndaj njerëzimit”/ Gonxhja: 28 maji i 1996 rrezikoi ekzistencën e shtetit shqiptar

Publikuar me datë:

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka komentuar ngjarjet e 28 majit 1996, duke i cilësuar ato si një nga momentet më të rënda për shtetin shqiptar pas pluralizmit. Sipas tij, kriza e asaj periudhe nuk lidhej thjesht me pushtetin politik, por me rrezikimin e vetë ekzistencës së shtetit dhe funksionimit të institucioneve.

Gonxhja deklaroi se situata e krijuar çoi në një “krisje” që, sipas tij, vazhdon të mbetet ende e hapur, ndërsa kujtoi edhe tensionet dhe tentativat destabilizuese në veri dhe jug të vendit. Ai theksoi se Shqipëria u përball me një rrezik serioz, duke shtuar se ngjarjet e mëvonshme, 1997, sollën humbjen e rreth 3 mijë jetëve njerëzore.

Në fjalën e tij, ministri ngriti akuza ndaj Partisë Demokratike dhe strukturave të shërbimeve sekrete të asaj kohe, duke theksuar se humbja e kontrollit shtetëror dhe dobësimi i administratës çuan vendin drejt një krize të thellë. Sipas Gonxhes, përgjegjësitë për atë periudhë mbeten ende një çështje që duhet adresuar.

“Unë doja që të bëja një ndarje të qartë. Kemi të bëjmë me një moment, që nuk ishte vetëm çështja se kush ishte në pushtet, por kemi të bëjmë me një moment që rrezikohej vetëm ekzistenca e shtetit të shqiptar. Ishte një moment që çoi në një krisje, që është ende e hapur dhe nuk e di se si do të ngjitet.

Të mos harrojmë që është shoqëruar me disa tentative në veri dhe në jug. U vu vendi në një situatë që ishte me rrezik, nuk ishte një abort politik. Po shkonim drejt krimeve ndaj njerëzimit. Kemi humbur gati 3 mijë njerëz, një vit më pas.

Ishte vetëm çështje që PD dhe shërbimet sekrete, humbja keqësisht e shtetit në kuptimin e administratës dhe të funksionet që ato përfaqësonin. Ky është një subjekt, ky personazh mban përgjegjësi”, u shpreh ministri Gonxhja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Paraburgim për 5 të arrestuarit për rastin “Reçaku II”, dyshohen për krime lufte!

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e...

Tabaku: Integrimi europian kërkon shtet ligjor dhe institucione të forta!

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një...

U vra me breshëri plumbash në Mirditë, del fotoja e Valter Lleshit

Personi në foto është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili...