Më shumë kredi në muajin prill, bizneset rritën kërkesat për investime

Publikuar me datë:

Kredia për ekonominë është rikthyer në rritje gjatë muajit prill, duke sinjalizuar një shtim të financimit për bizneset dhe qytetarët.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, huamarrja është nxitur kryesisht nga kreditë për bizneset, por edhe nga kërkesa e familjeve për blerje banesash dhe konsum.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vetëm gjatë muajit prill bankat kanë disbursuar rreth 39.1 miliardë lekë kredi, ose 18.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa në 4 muaj u dhanë gjithsej rreth 137.7 miliardë lekëve, në rritje me 6.1% krahasuar me një vit më parë.

Teksa bizneset po kërkojnë më shumë financim për investime dhe zgjerim aktiviteti duke e çuar kredinë e re të marrë në 92.8 miliardë lekë, individët po orientohen drejt kredive afatgjata, kryesisht për prona duke arritur në 44.2 miliardë lekë kredi të re në 4 muaj, 3% më shumë. Një rritje e ngadaltë krahasuar me një vit më pare.

Paralelisht me kreditë edhe depozitat iu rikthyen rritjes gjatë prillit. Kursimet në banka arritën në rreth 1.5 trilionë lekë, me një zgjerim më të fortë të depozitave në monedhën vendase.

Sipas Bankës së Shqipërisë, pjesa më e madhe e kursimeve vijon të përqendrohet në Tiranë.

Zhvillimet e muajit prill tregojnë se sektori bankar po vijon të zgjerojë rolin e tij në ekonomi, si për financimin përmes kredive, ashtu edhe për mbajtjen e kursimeve të shqiptarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]