Prej disa ditësh, rruga kryesore në fshatin Stajkaj të bashkisë Vau i Dejës është mbuluar nga grumbuj të mëdhenj mbeturinash, duke krijuar një situatë shqetësuese dhe rrezik për shëndetin publik.
Banorët e Stajkajt, të indinjuar nga kjo situatë, shprehin se papastërtitë janë kthyer në një problem të pakapërcyeshëm për jetën e tyre të përditshme.
Ata i drejtojnë një thirrje autoriteteve përkatëse që të ndërhyjnë sa më parë për të pastruar zonën dhe për të hequr mbeturinat nga rruga kryesore.

