Plazhi me Beach Bar në Sarandë ka ekzistuar prej vitesh, toka në pronësi të Arjola Bajos (Pamje-dokumente)

Publikuar me datë:

Një ndërtim pa leje buzë detit në Sarandë, i cili synonte ngritjen e një stacioni plazhi me Beach Bar, ka çuar në shkrirjen e Policisë së Sarandës dhe ndalimin e disa drejtuesve lokalë.

Shefi i komisariatit, Gëzim Bashllari, si dhe tre inspektorë, Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj, u arrestuan pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar ndërtimin pa leje.

Sipas hetimeve pas këtij projekti fshihet një grup kriminal me bazë në Kamëz, i cili dyshohet se ka dhënë ryshfete për të siguruar mbështetjen e policisë lokale.

Ky grup, sipas burimeve, ka marrë me dhunë pronën që dikur synohej nga Isuf Jacaj, i ekzekutuar me tritol në vitin 2025.

Biznesi është regjistruar në emër të Arjola Dhrami Bajo që prej vitit 2022, e cila aktualisht është e shpallur në kërkim për ndërtim pa leje dhe ndodhet jashtë vendit.

Ndërkohë është zbuluar se në parcelën e plazhit përballë tokës së Arjola Bajos ka ekzistuar edhe vitin e kaluar një plazh me leje nga Agjencia e Bregdetit.

Ky plazh mbante emrin tregtar “Azur Beach Bar” dhe kishte leje të miratuar nga KKTU me nr. 52, datë 28.05.2025, për një strukturë shërbimi në stacionet e plazhit. Leja përfshinte një Beach Bar dhe një platformë sistemimi prej 110 m², në funksion të parcelës së plazhit me nr. SR-41, me sipërfaqe 389 m².

“Azur Beach Bar” ka funksionuar gjatë gjithë sezonit veror 2025, duke tërhequr një numër të madh pushuesish.

Toka prej 1200 m² pranë plazhit është në pronësi të Arjola Bajos, e cila e ka trashëguar pas vdekjes së babait të saj, biznesmenit të njohur Jaho Bajo, në vitin 2003.

Jaho Bajo e kishte përfituar këtë parcelë me vendim të Këshillit Bashkiak të Sarandës në vitin 1999. Përveç kësaj prone, ai zotëronte edhe sipërfaqe të tjera në qytet.

Arjola Bajo, e shpallur në kërkim, ka shprehur vullnetin për të ardhur në Shqipëri dhe për të dhënë sqarime mbi akuzat. Ndërkohë, hetimet e AMP dhe Policisë së Shtetit po përqendrohen në lidhjet mes ndërtimit pa leje, ryshfeteve të dyshuara dhe përfshirjes së grupeve kriminale.

Paraprakisht Bajo, përmes përfaqësuesit të saj ligjor, ka dhënë deklarime se strukturat ndodheshin aty prej vitit të kaluar dhe aty po bëheshin sistemime lidhur me sezonin e ri turistik dhe funksionimin si plazh të sipërfaqjes para tokës së saj, për të cilën ajo nuk ka konflikt dhe ka dakordësi absolute.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...