Albano ironizon Vanesën pas afrimitetit të Indrit me Klevisën: Dashuria e jetës së kësaj…

Publikuar me datë:

Pas largimit të saj nga “Ferma VIP”, Vanesa ishte e ftuar sot në “Ferma VIP Club”, ku u përball me komente dhe pyetje pikante lidhur me raportin e saj me Indrin.

Një nga momentet që mori më shumë vëmendje ishte deklarata e opinionistit Albano Bogdo, i cili nuk nguroi ta thumbonte drejtpërdrejt Vanesën për afrimitetin e menjëhershëm të Indrit me banoren e re, Klevisën.

“Sa dole ti, Indri nuk ka ndaluar së qeshuri me Klevisën”, u shpreh Albano, duke shtuar më tej se hyrja e Klevisës në fermë duket se ia ndryshoi menjëherë gjendjen Indrit.

Dashuria e jetës së kësaj, hoqi dhe patericën direkt sa doli kjo. Po e shifja Fermën sot nga ora 7 e mëngjesit e deri kur kam ardhur këtu, ai nuk ka ndaluar së foluri, së qeshuri me atë vajzën e re. Unë, pavarsisht se të njoh që 2 muajshe, mendoja që ishte ti që bëje kot. Sepse më është dukur e pamundur të biesh në dashuri aq shpejt me dikë, të lësh të dashurin live e të dashurohesh me tjetrin për 4 ditë

Kujtojmë që largimi i Vanesës nga reality show u shoqërua me emocione të forta, ndërsa Indri u pa i përlotur gjatë natës së eliminimit. Por situata mori një kthesë të papritur me hyrjen e konkurrentëve të rinj në shtëpi.

Klevisa tërhoqi menjëherë vëmendjen pasi, kur u pyet se cilin banor dëshironte të shoqëronte brenda fermës, ajo zgjodhi pa hezitim Indrin. Më pas, dyshja u panë pranë njëri-tjetrit duke biseduar dhe shkëmbyer të qeshura, detaj që nuk kaloi pa u komentuar as nga publiku dhe as nga banorët.

Deklarata e Albanos ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, ku shumë ndjekës po aludojnë për një afrim të mundshëm mes Indrit dhe Klevisës, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të evoluojë marrëdhënia mes tyre pas largimit të Vanesës nga gara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...