Plagosja e policit në Shkozë/ Fqinji i efektivit shënjestra e atentatit, shpallen në kërkim dy vëllezër

Publikuar me datë:

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona si të dyshuar për plagosjen e policit Anxhelo Kumaraku, ngjarje e ndodhur gjatë natës në zonën  e Shkozës në Tiranë.

Raportohet se ata janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për një çështje borxhi me fqinjin e efektivit.

Në momentin e ngjarjes, Kumaraku ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Mësohet se pak muaj më parë për shkak të këtij konflikti, fqinji i efektivit i ka dhunuar dy vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata dyshohet se kanë tentuar ta qëllojnë mbrëmjen e së dielës me armë, por plumbat kapën policin.

Gjatë deklarimeve që ky i fundit ka dhënë para hetuesve ka pohuar se nuk kishte njoftuar se fqinji i tij kishte thyer masën e sigurisë dhe ndodheshin në një rrugicë pranë shtëpisë, pasi me të njihej që në fëmijëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...