Berisha sulmon Altin Dumanin nga SPAK: Ka mashtruar për vilën ku banon!

Publikuar me datë:

Kryetari i PD-së, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë, 18 maj, pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje” lidhur me dosjen “Partizani”.

Në një prononcim për mediat, Berisha ka sulmuar ish-kreun e SPAK-ut, Altin  Dumani, duke e akuzuar se ka bërë deklarim të rremë të pasurisë së tij, në formularët e ILDKPI-së, për të kaluar procesin e Vettingut.

“Unë jam këtu për një denoncim tjetër, denoncim të ri, i cili fakton se Altin mashtruesi, Altin Troplini ka mashtruar gjithçka lidhur me vilën ku banon.Ky njeri që kryeson Vettingun tani, është i padenjë për asnjë funksion, përveçse në bankën e akuzës.

Sot, do t’ju tregoj për vilën ku banon Altin Troplini, që nëse ju bëni një kontroll të intervistave të tij, ai thotë se unë banoj me qira dhe se në dokumentet shtetërore ka deklaruar se vila është ndërtuar pothuajse e tëra para martesës me bashkëshorten e tij aktuale, në mënyrë që askush mos të mund të lidhë ndërtimin e vilës me dhëndurin.

Pra Altini është bërë dhëndër aty në atë familje pasi ishte ndërtuar vila dhe nëse dikush do thonte se aty është ndërtuar vila pas martese, të thuhej se është mashtrim.

Kur u bë Vettingu i Altin Troplinit, prindërit e bashkëshortes paraqitën një deklaratë noteriale, ku deklarojnë se paratë për ndërtimin e vilës i kanë marrë nga misionari G.B. E kuptoni ju, bamirësi i madh si puna e Rrapush Xhaferrit.”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...