Pjesë e grupit që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ekstradohet nga Spanja Eralbi Breçani

Publikuar me datë:

Eralbi Breçani, i shpallur në kërkim nga SPAK për trafikim kokaine nga Amerika Latine në Europë, është ekstraduar nga Spanja.

Top Channel ka zbardhur në mënyrë ekskluzive dosjen e gjerë të SPAK lidhur me grupin kriminal, ku përfshihen përgjime nga aplikacioni ‘Sky’ që kanë çuar në arrestimin e 11 individëve, përfshirë Breçanin.

Sipas dokumenteve të SPAK, Breçani ka nisur aktivitetin e trafikimit dhe besohet se e ka realizuar këtë në të paktën dy raste në bashkëpunim me të tjerë.

Gjithashtu, lidhur me grupet e bisedave në të cilat merr pjesë edhe Ervin Mata, kunati i tij, ekzistojnë dyshime se pjesëmarrësit janë angazhuar për të kryer veprime penale.

SPAK nënvizon se këto dyshime mbështeten në komunikimet e Ervin Matës, ku përmend se ka rënë në duar një sasi prej 240 kg në Frankfurt, duke iu referuar kështu sekuestrimit të bërë nga autoritetet gjermane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shkarkohet me dorëheqje drejtoresha e OBP-së, Arlinda Pogaj

Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), Arlinda...

Tonin Gjuraj thyen heshtjen pas dorëheqjes: Projekti im për Universitetin e Shkodrës u ndal në mes

Pas dorëheqjes së parevokueshme nga posti i rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj ka publikuar një mesazh falënderues drejtuar qytetarëve, studentëve, stafit akademik dhe administrativ. Në reagimin e tij, ai shpreh mirënjohje për mbështetjen e marrë gjatë drejtimit të universitetit, flet për pengesat që hasën projektet e tij dhe bën […]