Kush është Moisi Habilaj? Historia e trafikut të drogës dhe arratisjes nga drejtësia

Publikuar me datë:

Moisi Habilaj është një nga emrat më të njohur të dosjeve të trafikut ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ai është shpallur fajtor për trafikim narkotikësh në katër episode të ndryshme gjatë periudhës 2013-2017, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) e dënoi me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 10 vite.

Paralelisht, Habilaj u përball edhe me drejtësinë italiane. Në vitin 2021, Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge.

Në të njëjtin proces u dënuan edhe disa bashkëpunëtorë të tij, mes tyre Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko.

Megjithëse fillimisht autoritetet italiane i kishin zbutur masën e sigurisë, duke e kaluar nga qelia në arrest shtëpie, Habilaj u arratis para se të ekzekutohej vendimi përfundimtar.

Kur autoritetet shkuan në adresën e deklaruar prej tij në Raguzë të Italisë, ai nuk u gjet në banesë.

Pas vitesh në kërkim, Moisi Habilaj u arrestua këtë të shtunë nga forcat RENEA në një beach bar në Borsh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina

Bordi i Transparencës caktoi sot çmimet e reja të...

Grup kriminal e trafik droge, SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 10 të pandehur

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin

Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se ndryshimet ligjore...