Pjesë e grupit kriminal në Itali, kapet në Durrës 23-vjeçari

Publikuar me datë:

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi Latif Biba, i cili dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal në Itali me veprimtari në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve, Gjykata e Breshias në Itali ka lëshuar në muajin mars 2026 urdhër arresti për 23-vjeçarin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike”, sipas legjislacionit italian.

Pas lokalizimit dhe kapjes në Durrës, Latif Biba është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vazhdon ende problemi me ujin e ndotur të çezmës në Shkodër

Banorët e lagjes “Skënderbeg” në Shkodër kanë shprehur pakënaqësi...

Ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë, rrezikoi jetën e pushuesve në Shëngjin

Një drejtues mjeti lundrues është gjobitur me 500 mijë...

Tre trupa të pajetë/ Një banesë e shkrumbuar në Postribë të Shkodrës, detaje të reja

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në fshatin Domen të Postribës, në qarkun e Shkodrës, gjatë mesditës së sotme. Sipas të dhënave të para, zjarri ka shkatërruar plotësisht godinën. Terreni malor i vështirë ka bërë që zjarrfikësit të përballen me pengesa për të arritur në vendin e ngjarjes, dhe në momentin kur mbërritën, […]