Aksident i rëndë rrugor në Fushë Arrëz–Bajram Curri, motoristi lufton për jetën

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fushë Arrëz–Bajram Curri, në afërsi të fshatit Porav, ku janë përfshirë një automjet tip fuoristradë dhe një motomjet.

Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka qenë e fortë, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e motorit, i identifikuar si A. Uka.

Fillimisht ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Bajram Currit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është kërkuar ndërhyrja e helikopterit për ta dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku do të marrë trajtim të specializuar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ben Blushi: A ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

Nga Ben BlushiUnë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke...

Vodhi çantën e Igli Tares, policia arreston autorin

Ish-drejtori sportiv Igli Tare është përballur me një incident...

Vllaznia nuk bindet nga Zouhouole, sulmuesi largohet pa kontratë

Vllaznia ka mbyllur provat me sulmuesin 19-vjeçar nga Bregu...

Shkelje e normave të zhurmës në Shëngjin, gjobitet me 200 mijë lekë administratoria e lokalit

Policia ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike të Lezhës...