104-vjetori i lindjes së Loro Boriçit, ikonës së futbollit shqiptar

Publikuar me datë:

#SiSot më 4 gusht 1922 lindi në Shkodër ikona e fushës së gjelbër në Shqipëri, Loro Boriçi. Debutoi në futboll në moshën 14-vjeçare me fanellën e ekipit të vendlindjes kundër “Dragoit” të qytetit të Pogradecit.

Emri i tij është brohoritur në Olimpin e futbollit shqiptar mes euforisë së tifozëve të Vllaznisë, të Partizanit dhe të Spartakut të Tiranës. Shtatlartë prej 1 metrash e 87 cm, pioneri i futbollit modern në vend, do të ishte golashënuesi më i mirë, i lakmuar për talentin e tij edhe prej klubeve sportive europiane. Në vitin 1939 shpalosi dimensionet e një sulmuesi të pandalshëm, duke shënuar 3 gola në vetëm 4 minuta për Vllazninë në përballjen ndaj Spartakut të Tiranës.

Pas paraqitjes së shkëlqyer në Shqipëri, ekipi i Lazios i uron mirëseardhjen në klubin, ku si titullar në Kupën e Italisë së 1942-shit, do fitoren në ndeshjen eliminatore kundër Juventusit. Pas kthimit në Shqipëri, Boriçi arrin një bilanc të shkëlqyer me 152 paraqitje zyrtare për Partizanin, me 68 gola të shënuar. Si trajner, i siguroi Shqipërisë fitoren ndaj Rumanisë dhe trofeun e vetëm të fituar ndonjëherë, Kupën e Ballkanit.

Në fund të vitit 1957, në moshën 35-vjeçare u tërhoq nga futbolli aktiv. #ArkivatFrymëzojnë #ArkivatKujtojnë #LoroBoriçi #Futboll

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Radhë kilometrike në Lezhë-Milot, fluksi i pushuesve rëndon qarkullimin

Qindra automjete janë përfshirë në trafik të rënduar mbrëmjen...

Humb jetën 31-vjeçari në Dibër, ra në kontakt me energjinë elektrike

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në...