Shqiptarja që po shkëlqen në shkencën botërore

Publikuar me datë:

Marrë nga Tonin Frroku

Dr. Kozeta Miliku është përzgjedhur nga The Globe and Mail, gazeta më prestigjioze e Kanadasë, mes studiuesve të rinj më të spikatur të vendit, duke u vlerësuar për kontributin e saj të rëndësishëm në kërkimet shkencore mbi shëndetin e fëmijëve.

E diplomuar në mjekësi në Shqipëri dhe aktualisht pedagoge në Universitetin e Torontos, Dr. Miliku udhëheq studime që fokusohen në ndikimin e ushqyerjes dhe faktorëve të hershëm të jetës në rrezikun për obezitet dhe sëmundje kronike tek fëmijët.

Ky vlerësim përbën një arritje të rëndësishme jo vetëm për karrierën e saj, por edhe një dëshmi se profesionalizmi, përkushtimi dhe talenti i shqiptarëve po marrin vlerësimin e merituar në institucionet më prestigjioze të botës.

Historia e Dr. Kozeta Milikut është një frymëzim për brezat e rinj që synojnë të ndërtojnë një karrierë në kërkimin shkencor dhe në shërbim të shëndetit publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar këtë të...

Denoncimi i shkodranes: “Shoferi përplasi nënën time të moshuar dhe u largua”

Një qytetare nga Shkodra ka denoncuar një rast aksidenti...

Radhë kilometrike në Lezhë-Milot, fluksi i pushuesve rëndon qarkullimin

Qindra automjete janë përfshirë në trafik të rënduar mbrëmjen...