Përplasja e biznesmenëve në Vlorë/ Reagon Rama: Do e shpronësojmë për interes publik të gjithë atë zonë, për të cilën lindi konflikti

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi ngjarjen e djeshme, ku dy biznesmenë u përfshinë në përplasje në qytetin e Vlorës.

“Historia e djeshme e konfliktit banal dhe brutal mes dy ndërtuesve dhe nga ana tjetër një analizë e hartës pronësore të zonës në fjalë na ka bindur se jo vetëm duhet ti japim fund asaj historie por duhet edhe ti japim një mesazh të qartë të gjithë atyre që zhvillojnë apo edhe menaxhojnë asete turistike.

Ata duhet të kuptojnë që nuk mund ta cenojnë me qasjet dhe me sjelljet e tyre lënduese, atë që është një mision I madh kombëtar, misioni ynë i Shqipërisë turistike, I cili shkon shumë përtej tranformimit fizik të vendit dhe u imponon të gjithë aktorëve të vet në radhë të parë nga investitorët te kamarierët, që të mendojnë dhe të sillen si ambasadorë të turizmit shqiptar edhe me njëri tjetrin” shprehet Rama.

Kryeministri u shpreh se prona për të cilin dyshohet se dy biznesmenët u përplasën në Vlorë do shpronësohet për interes publik. Ai tha se sipas ligjit, ajo sipërfaqe do të kthehet si një aset publik dhe turistik për të gjithë.

Më tej, kryeministri u shpreh se do të kthehet në ullishte e gjithë sipërfaqja, për të cilën lindi sherri në Vlorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në Nikël, digjen dhjetëra rrënjë ullinj

Zjarri që ka përfshirë zonën e Niklës ka shkatërruar...

Gjykata e Tiranës liron 14 protestuesit, e cilëson të paligjshëm ndalimin e tyre

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin nga burgu të...