Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Ajasemit, në Shkodër, ku disa automjete janë përfshirë në një përplasje.
Si pasojë e aksidentit, automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar.
