Pensionisti: “Rama t’i thërrasë mendjes, ka vetëm 3 ditë ‘jetë. Tallet me ne me 5 mijë lekësha

Publikuar me datë:

Në ditën e 34-t të protestës që po zhvillohet në kryeqytet, qytetarët janë grumbulluar sërish pranë sheshit “Skënderbej”, me qëllimin për të vazhduar marshimin në rrugët e Tiranës.

Një protestues, i cili është pensionist, ka shprehur një pakënaqësi të thellë ndaj bonusit të fundit të pensioneve, duke e konsideruar atë si të pamjaftueshëm dhe ofendues për qytetarët.

“Me bonusin Rama u tall si gjithmonë me ne. 5 mijë lekë nuk jepen as për fëmijë. Rama duhet të mbledhë mendjen,” theksoi ai.

Ai vazhdoi me thirrje për fermerët, duke kërkuar një përshkallëzim të protestës dhe bllokimin e rrugëve me mjete bujqësore, si një formë presioni ndaj qeverisë.

“Të gjithë bujqit që hedhin prodhimin, të bllokojnë rrugët me mjetet e tyre. Nëse bllokohen rrugët për 3 ditë, Rama nuk ka jetë, do të dorëzohet,” deklaroi ai gjatë tubimit.

Po ashtu, ai i bëri thirrje pensionistëve që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se qeveria po i trajton qytetarët me mungesë respekti.

Protesta masive në Tiranë ka vazhduar për 34 ditë, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë reforma sociale dhe ekonomike, si dhe rritjen e mbështetjes për ata që janë në nevojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Emiljano Musta firmos me Vllazninë

Vllaznia ka realizuar një tjetër hap të rëndësishëm në...

600 mijë libanezë janë kthyer në shtëpitë e tyre pas armëpushimit Izrael-Hezbollah

Pas armëpushimit të arritur në fund të qershorit mes...