AKU: Mbi një ton bajame me acid hidrocianik janë shitur

Publikuar me datë:

Nëse keni blerë bajame të cilat janë etiketuar si “BLANCHED ALMOND EXTRA FINE” dhe me datë skadence 22 tetor 2026, është e rëndësishme të mos i konsumoni.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se është informuar nga autoritetet europiane për prani të lëndës toksike, acidi hidrocianik, në një lot të këtyre bajameve, e cila tejkalon vlerën e lejuar dhe përbën një rrezik për shëndetin e njeriut.

Ky produkt, me origjinë nga Spanja, importohet në Shqipëri nga Albanian Smart Distribution, SHPK dhe Alta Group.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, sasia prej 1100 kg e importuar nga Albanian Smart Distribution dhe N.N, është shitur tek konsumatorët.

Sa i përket një partie prej 100 kg bajame të importuara nga ALTA GROUP, 42 kg janë bllokuar dhe do të asgjësohen, ndërsa 58 kg kanë gjetur treg.

AKU u bën thirrje konsumatorëve që nëse kanë në posedim këtë produkt, ta hapin një procedurë kthimi në pikat e blerjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kapen 46 kilogramë kanabis në Rinas, arrestohen dy poseduesit

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka bërë të ditur se...

Elbasan/ Fluks makinash drejt juglindjes, ‘paralizohet’ qarkullimi në qytet

Fluksi i automjeteve ka sjellë sërish trafik të rënduar...

Emiljano Musta firmos me Vllazninë

Vllaznia ka realizuar një tjetër hap të rëndësishëm në...