Pengmarrja e Eglant Koçit në Tiranë, del video e Mand Dhelprës duke fshehur motorin e 34-vjeçarit

Publikuar me datë:

Është publikuar videoja ku shihet Armand Shakaj, i njohur si “Mand dhelpra”, duke fshehur motorin e 34-vjeçarit të zhdukur Eglant Koçi.

Pamjet përforcojnë dyshimet e hetuesve se Shakaj është personi kryesor i përfshirë në ngjarje, pasi dyshohet se ka mbajtur peng Koçin, i cili prej ditësh rezulton i zhdukur.

Policia ka arrestuar edhe Enea Zyferin, 25 vjeç, i akuzuar për “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar Shakajn pas ngjarjes.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar Koçi dhe motori i tij, i lëvizur nga vendi ku ishte parkuar.

Hetuesit kanë identifikuar ambientin ku Koçi dyshohet se ka hyrë përpara zhdukjes, si dhe personat që kanë pasur kontakte me të në ato momente.

Ndërkohë, kërkimet për gjetjen e tij vazhdojnë paralelisht me përpjekjet për lokalizimin dhe arrestimin e Armand Shakajt.

Nga Vox News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...