Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar

Publikuar me datë:

Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin lokal të Kastorias, pas një aksidenti fatal rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme rreth orës 03:20, në një rrugë rurale pranë pyllit të Mesopotamias.

Sipas mediave greke, në automjetin bujqësor udhëtonin pesë të rinj, katër prej tyre të mitur dhe një i rritur, të cilët kishin dalë për një shëtitje të shkurtër në zonë. Automjeti drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili nuk posedonte leje drejtimi dhe pas pak ditësh do të festonte ditëlindjen e tij të 18-të.

Për arsye që ende po hetohen, drejtuesi i ri humbi kontrollin e mjetit teksa lëvizte në rrugën rurale pranë pyllit të Mesopotamias. Automjeti doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të një pasagjeri 16-vjeçar shqiptar.

Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe një ambulancë e shërbimit të emergjencës. I riu shqiptar u nxor pa shenja jete nga automjeti i shkatërruar dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Kastorias.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë dhe u konstatua i vdekur.

Katër personat e tjerë që ndodheshin në automjet kanë pësuar lëndime të lehta, por ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike pas ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet paraprake për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]