PD letrë zyrtare Peleshit: Zbatoni vendimin e Kushtetueses për Komisionin Hetimor të zgjedhjeve të 11 majit

Publikuar me datë:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, të shtunën, për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor që do të shqyrtojë përdorimin e burimeve shtetërore dhe përfshirjen e krimit të organizuar gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka dërguar një letër zyrtare Peleshit, duke i kërkuar nisjen e procedurave për të zbatuar vendimin nr. 62/2026 të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas njoftimit të PD-së, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 157 në datën 22 korrik 2026, ka hyrë menjëherë në fuqi. Grupi parlamentar shprehet se, bazuar në nenin 87 të Rregullores së Kuvendit, çështja duhet të ishte shqyrtuar brenda 30 ditëve nga Këshilli i Legjislacionit.

“Prej më shumë se dy muajsh, ju, në cilësinë e autoritetit përgjegjës për nisjen e procedurës parlamentare për zbatimin e këtij vendimi detyrues të Gjykatës Kushtetuese, jeni duke shkelur nenin 132 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në letrën e Grupit Parlamentar të PD-së.

Bardhi, duke kritikuar Peleshin për mungesën e veprimit, shprehet se sipas opozitës kjo sjellje dëmton të drejtat e pakicës parlamentare dhe parimet e shtetit të së drejtës.

“Refuzimi apo vonesa në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme për opozitën”, thuhet më tej në letër.

Grupi Parlamentar i PD-së, në përmbyllje të kërkesës, i bën thirrje për ndërmarrjen e masave të menjëhershme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe për respektimin e detyrimeve të përcaktuara në shkresën me nr. 3452 Prot., datë 27.07.2026 të grupit parlamentar të PD-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Muriqani dhe Hani i Hotit, ulet fluksi në kufi pas sezonit veror

Pas përfundimit të muajve të sezonit turistik, lëvizjet në...

Ambasada prezanton kryediplomatin: Kush është Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri

Gjenerallejtënant në pension i Forcave Speciale amerikane, Eric Wendt,...