38 të papunë në Shkodër përfitojnë grante deri në 1 milion lekë për të nisur bizneset

Publikuar me datë:

38 punëkërkues të papunë nga qarku i Shkodrës janë shpallur përfitues të granteve deri në 1 milion lekë, në kuadër të Programit të Vetëpunësimit 2026.

Mbi 218 persona kanë aplikuar këtë vit në program, kryesisht të rinj, ndërsa projektet fituese përfshijnë fusha të ndryshme të veprimtarisë ekonomike, me fokus te shërbimet dhe prodhimi i vogël.

Sipas drejtuesit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Shkodër, Julian Jana, 16 prej përfituesve janë të moshës 15 deri në 29 vjeç dhe përfshihen në kategorinë e Garancisë Rinore, ndërsa 22 përfitues janë mbi 30 vjeç.

Shkodra renditet ndër qarqet me numrin më të lartë të përfituesve në rang kombëtar, ndërsa grantet synojnë t’u krijojnë punëkërkuesve mundësinë për të nisur aktivitetet e tyre dhe për t’u integruar në tregun e punës përmes vetëpunësimit.

Projektet e përzgjedhura përfshijnë ide të ndryshme biznesi, nga ofrimi i shërbimeve deri te aktivitetet e prodhimit të vogël, duke synuar krijimin e burimeve të qëndrueshme të të ardhurave.

Programi i Vetëpunësimit është në vitin e gjashtë të zbatimit dhe synon nxitjen e sipërmarrjeve të reja dhe krijimin e mundësive për punësim të qëndrueshëm.

Në gjashtë vite, nga ky program kanë përfituar rreth 200 punëkërkues të papunë nga qarku i Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Muriqani dhe Hani i Hotit, ulet fluksi në kufi pas sezonit veror

Pas përfundimit të muajve të sezonit turistik, lëvizjet në...

Ambasada prezanton kryediplomatin: Kush është Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri

Gjenerallejtënant në pension i Forcave Speciale amerikane, Eric Wendt,...