Muriqani dhe Hani i Hotit, ulet fluksi në kufi pas sezonit veror

Publikuar me datë:

Pas përfundimit të muajve të sezonit turistik, lëvizjet në pikat e kalimit kufitar në veri të vendit kanë shënuar rënie. Fluksi i shtetasve të huaj është më i ulët, ndërsa pjesën më të madhe të lëvizjeve e përbëjnë tashmë qytetarët shqiptarë, që udhëtojnë drejt vendeve fqinje apo kthehen në Shqipëri.

Në këto ditë të shtatorit, edhe udhëtarët raportojnë një situatë më të qetë krahasuar me muajt e verës. Radhë në kufi vijojnë të krijohen, veçanërisht në periudhat me lëvizje më të madhe, por koha e pritjes është më e shkurtër dhe përpunimi i mjeteve e udhëtarëve paraqitet më i menaxhueshëm.

Shërbimet kufitare vijojnë të zbatojnë procedurat për përshpejtimin e kalimeve në rast të krijimit të radhëve, me qëllim shmangien e pritjeve të gjata dhe menaxhimin e fluksit.

Lëvizjet shtohen kryesisht gjatë fundjavave, kur shumë qytetarë udhëtojnë drejt Malit të Zi dhe më tej. Sipas të dhënave për 24 orët e fundit, në pikat kufitare të Muriqanit dhe Hanit të Hotit janë regjistruar rreth 15 mijë lëvizje, konkretisht 7 mijë e 422 hyrje dhe 7 mijë e 509 dalje.

Me hyrjen në pjesën e dytë të shtatorit, fluksi kufitar po i rikthehet ritmeve të zakonshme pas ngarkesës së sezonit veror. Lëvizjet më të dendura priten në fundjavë, ndërsa gjatë ditëve të javës situata në pikat kufitare paraqitet më e qetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related