Art House Shkodër në mbështetje të protestuesve, dënon dhunën dhe shkeljen e parimeve demokratike

Publikuar me datë:

Hapësira kulturore Art House në Shkodër ka shprehur solidaritet me protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke kundërshtuar dhunën ndaj protestuesve dhe duke ngritur shqetësimin për respektimin e vlerave demokratike.

Në reagimin e saj, Art House thekson se arti nuk duhet të qëndrojë indiferent ndaj zhvillimeve shoqërore, por të jetë një zë që nxit mendimin kritik dhe lirinë e shprehjes.

Institucioni kulturor u ka shprehur mbështetjen studentëve, të rinjve dhe qytetarëve që kërkojnë ndryshim, duke theksuar se kultura ka përgjegjësinë të qëndrojë pranë tyre. Art House bën të ditur gjithashtu se do të vijojë të krijojë hapësira për dialog, debat dhe mendim të lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related