Pak orë pas aktivitetit të Partisë Socialiste në Kalanë e Rozafës, qytetarë kanë denoncuar praninë e mbeturinave dhe gjendjen e papastër në disa zona të monumentit. Pamjet e publikuara tregojnë mbetje të shpërndara pranë mureve dhe ambienteve të kalasë.
Ndërsa institucionet flasin për promovimin e trashëgimisë kulturore, qytetarët pyesin nëse Bashkia Shkodër dhe strukturat përgjegjëse do të kujdesen edhe për pastrimin e saj. Sepse aktivitetet zgjasin disa orë, por mbeturinat nuk duhet të mbeten kujtim i tyre.

