Kërkesa re e SPAK mbërrin në Kuvend: Arrestimi i Ballukut

Publikuar me datë:

SPAK ka dërguar në Kryesinë e Kuvendit, kërkesën e dytë për heqje imuniteti, të deputetes Belinda Balluku. Ndonëse Kuvendi nuk e shpall publikisht nisjen e procedurave të kërkuara dhe mospengimin e drejtësisë. Krahas masës për ndalim të daljes jasht vendit SPAK pritet të rikërkojë arrest me burg të të pandehurës Balluku.

Korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, janë akuzat e reja të Strukturës së Posaçme. Sigurisht, materialit i bashkangjitet dhe lënda ekzistuese, ku është akuza e shkeljes së barazisë në tendera.

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve duhet të marrë kërkesën dhe pas njohjes me dosjen e re, të hapë seancën me të pandehurën dhe dërgojë sa më shpejt raportin propozues për heqje mandati në seancë plenare. Kërkesa e parë u zvarrit dhe u refuzua nga mazhoranca socialiste me urdhër të Edi Ramës. Kjo solli edhe një raport radikal të IBAR, ku refuzimi heqjes së mandatit të pandehurës Belinda Balluku, u cilësua pengim i drejtësisë.

Në hetimet e zgjeruara prokuroria ka zgjeruar veprimet e kontrollet e shumta në bashkëpunëtorë, familjarë të Ballukut por edhe biznesmenë. Kujtojm javën e shkuar sekuestrimin e një vile në Dhërmi. Marrjen të pandehur të Igli Tares e në hetim të Pandeli Carapulit në akuzën e pastrimit të parave.

Kjo dosje shkon me veprime hetimore detyrimisht te kryeministri Edi Rama. Përgjimet e mesazheve nxjerr dhe përfshirjen e kryeministrit në favore ekonomike për disa tendera e shërbime në adresë të biznesnesmenëve klientë të tij.

Brukseli dhe Uashingtoni e kanë cilësuar të panegociueshme pavarësinë e drejtësisë, mosndikimin e qeverisë.dhe KM duke u shprehur me emër për ish-zvkryeministren tashmë të pandehur. Beteja e presioneve me përgjime mes numrit një e dy të qeverisë Ramës e Ballukut, është përplasja e madhe, kundër SPAK. Struktura e Posaçme ka edhe kërkesa të tjera nëpër duar.

Nga Basir Çollaku

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...

Kryeministri: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve

“Diskutim për bashkimin Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik...