Parcelë me kanabis në Shkodër, arrestohen dy persona, procedohet kryeplaku

Publikuar me datë:

Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, duke arrestuar dy persona dhe proceduar penalisht kryeplakun e një fshati.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të zhvilluara në fshatin Ndrejaj, njësia administrative Shosh, shërbimet e Policisë zbuluan një parcelë me 768 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në flagrancë u arrestua 53-vjeçari me inicialet P. M., i cili u kap në parcelën ku dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike. Po ashtu, pranë banesës së tij u sekuestruan edhe 80 kubikë të dyshuar me fidanë kanabisi.

Një tjetër rast u zbulua në fshatin Vukël, në njësinë administrative Kelmend, ku Policia konstatoi 1250 bimë të dyshuara cannabis sativa. Në afërsi të parcelës u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të veprimeve hetimore, nisi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj kryeplakut të fshatit Vukël, shtetasit K. B., 65 vjeç.

Në total, Policia asgjësoi me anë të djegies 2 098 bimë dhe fidanë kanabisi, ndërsa kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...