Kamëz/ 18-vjeçari qëllon me automatik drejt servisit të celularëve, arrestohet

Publikuar me datë:

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të një servisi celularësh në zonën e Babrrusë, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e biznesit.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur i riu me inicialet R. M., pas një debati me pronarin e servisit, shtetasin Xh. I., ka qëlluar dy herë me automatik në drejtim të lokalit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme të biznesit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan operacionin e koduar “Zbulimi”, në kuadër të të cilit autori u lokalizua rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes dhe u vu në pranga.

Gjatë kontrollit të zonës, Policia gjeti dhe sekuestroi armën automatike të përdorur në ngjarje, si dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta kundër Ramës, Policia procedon 15 qytetarë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 shtetas në...

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, hap rrugën për certifikimin e tyre

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezultatet...

Protestë për TEC-et në Vlorë, qytetarët marshim kundër projektit: Burg, burg!

Një protestë po zhvillohet këtë të shtunë pranë TEC-eve...

E rëndë në Përmet, rrufeja vret 68-vjeçarin/ EMRI

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Përmet, ku...