Nuk u paraqit në seancë, Balliu: Ndërtuesi Armando Lilo mund të jetë në kërkim policor

Publikuar me datë:

Seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është shtyrë pasi biznesmeni i ndërtimit Armando Lilo nuk u paraqit në gjykatë.

Balliu deklaroi pas seancës se ka dyshime që Lilo mund të jetë në kërkim policor dhe kërkoi që statusi i tij të verifikohet nga Policia e Shtetit.

“Unë e di që ai është në kërkim dhe mbase prandaj nuk ka ardhur. Kërkuam që gjykata të lidhet me Policinë e Shtetit për ta verifikuar”, tha Balliu.

Deputeti demokrat u shpreh se ende nuk është njohur me akuzat konkrete për shpifje dhe se pala paditëse nuk është paraqitur për të vijuar procesin.

Avokati i tij, Marash Logu, deklaroi se njoftimi gjyqësor është dërguar në adresën e deklaruar nga Lilo, por është refuzuar me argumentin se bëhej fjalë për “objekt të pakërkuar”.

Padia ndaj Balliut lidhet me deklaratat që ai bëri pas zjarrit në pallatin 12-katësh të kompanisë “Arlis”, në pronësi të Lilos, pranë Farmacisë nr. 10 në Tiranë. Balliu akuzoi publikisht ndërtuesin për përdorim të materialeve të pacertifikuara në objektin që u përfshi nga flakët.

Kush është Armando Lilo?

Armando Lilo nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare dhe italiane. Ai rezulton i dënuar në Itali për trafik droge dhe, pas rikthimit në Shqipëri, u përfshi në biznesin e ndërtimit, ku brenda pak vitesh u shndërrua në një nga ndërtuesit më aktivë në Tiranë.

Por aktiviteti i tij është shoqëruar vazhdimisht me polemika dhe incidente. Lilo është proceduar për ndërtime pa leje, përfshirë ngritjen e disa kateve pa autorizim në kryeqytet. Në një tjetër rast, skeletet e një ndërtimi të kompanisë së tij u rrëzuan duke plagosur dy kalimtarë.

Emri i tij doli edhe në dosjen e njohur të Orest Sota, i ndaluar në Elbasan me një automjet në pronësi të Lilos, ku u gjetën rreth 863 mijë euro cash dhe dokumente në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas raportimeve mediatike ndër vite, Lilo është përfolur edhe për lidhje të forta me politikën dhe sistemin e drejtësisë. Në Tiranë është komentuar shpesh se ai ka ndërtuar një rrjet ndikimi përmes shitjes së apartamenteve me çmime preferenciale për persona me pushtet, çka sipas kritikëve i ka siguruar mbrojtje institucionale.

Emri i tij është përmendur edhe për lidhje me ish-zyrtarë të lartë dhe për përfitime të dyshimta në sektorin e ndërtimit gjatë viteve të fundit.

Pavarësisht incidenteve dhe procedimeve, aktiviteti i kompanive të lidhura me Lilon ka vijuar normalisht, ndërsa ai mbetet një nga personazhet më të debatueshëm në botën e ndërtimit në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...