FORMULA 1/ SF-26 në provën e Montrealit, Mercedesi dhe MekLareni janë para

Publikuar me datë:

Mercedesi mbetet padyshim larg për nga niveli, ndërsa MekLareni po afrohet në mënyrë kërcënuese. Në Kanada, misioni i Ferrarit është veçanërisht delikat, sepse roli i rivalit kryesor të “Shigjetave të Argjendta”, që skuadra nga Maranello kishte marrë përsipër në fillim të sezonit, rrezikon t’i kalojë ekipit kampion të konstruktorëve në dy sezonet e fundit.

Pasi dominoi rivalin direkt në dy garat e para, 27 pikë kundrejt 10 në Australi dhe madje 40 kundrejt 8 në Kinë, “Kokëkuqja” ka bërë hapa pas në dy garat më të fundit. Në Suzuka arriti të kufizojë dëmet (23 pikë ndaj 28), por më pas pësoi një goditje shumë të rëndë në Majami (20 pikë kundrejt 48). Në Florida, madje edhe McLaren – falë edhe momentit jo të mirë të Russell -arriti të grumbullojë tre pikë më shumë se Mercedesi dominues: diçka që nuk kishte ndodhur në tre garat e para të kampionatit botëror.

Në Montreal, Ferrari duhet të japë sinjale reagimi dhe duhet ta bëjë këtë në një pistë që, të paktën vitet e fundit, nuk ka qenë shumë mike për skuadrën italiane, teksa fitorja e fundit daton në vitin 2018 me Sebastian Fetelin në timon. Në betejën e përditësimeve teknike, Ferrari e nis këtë fundjavë në disavantazh. Risitë e sjella në makinën SF-26 të Hamiltonit dhe Lëklerkut në Majami nuk dhanë rezultate domethënëse, ndërsa në Kanada do të jetë radha e Mercedesit dhe pjesërisht e MekLaren për të prezantuar paketa të reja zhvillimi.

Ferrari duhet të rezistojë në një moment kur, teorikisht, duhej të ishte në sulm. Shpresa është që ajo që nuk bëri diferencën në Majami, të tregojë potencialin e saj në Montreal. Ndryshimi i pjesshëm i skenarit gjatë verës me ADUO-n, që në asnjë rast nuk do të përfaqësojë një revolucion, rrezikon të vijë shumë vonë për shanset, tashmë të pakta, të Ferrarit për të luftuar për titujt botërorë. Madje, objektivi realist duket se është vetëm ruajtja e rolit si forca e dytë në kampionat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...