Një iniciativë e re është ndërmarrë në Gjakovë, ku ka nisur mbledhja e firmave për ndryshimin e emrit të shtetit të Kosovës në “Dardani”.
Peticioni është iniciuar nga një grup prej 9 personash, të cilët argumentojnë se territori i Kosovës së sotme lidhet historikisht me Dardaninë dhe me hapësirën ilire.
Iniciatorja Fatushe Dervishdana deklaron se synimi i kësaj nisme është ndryshimi i emërtimit aktual, të cilin ajo e konsideron me prejardhje sllave.
Sipas organizatorëve, pas mbledhjes së nënshkrimeve, peticioni synohet të përcillet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim.

