Nis ndërtimi i korsisë së biçikletave në aksin Shirokë–Zogaj

Publikuar me datë:

Ajo që dikur ishte një rrugë e vështirë dhe e painvestuar, tani po transformohet në një nga aksionet më të bukura panoramike në veriun e Shqipërisë. Punimet në segmentin Shirokë-Zogaj po avancojnë me shpejtësi për të përfunduar një projekt që ka nisur rreth dy vjet më parë. Sot, në këtë rrugë, po kryhen punime për shtrimin me asfalt të trotuareve, ndërsa gjithashtu po bëhen ndërhyrje në një pjesë të rrugës që kishte mbetur pa u rikonstruktuar për shkak të procesit të shpronësimeve.

Plani i projektit përfshin jo vetëm asfaltimin e rrugës, por gjithashtu integrimin e korsive për biçikleta, ndriçimin urban dhe krijimin e pikave panoramike, ku vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë pamjen e Liqenit të Shkodrës.

Përveç lehtësimit të qarkullimit, ky investim pritet të inkurajojë zhvillimin e bujtinave, gastronomisë dhe turizmit aktiv, duke e bërë këtë zonë një burim të ri ekonomik për të gjithë rajonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related