Reagimet pas deklaratës së Paunoviç për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës/ Kos: Nuk mund ta imagjinoj që qëndron ende në detyrë

Publikuar me datë:

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka dënuar sërish deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç lidhur me “spastrimin etnik” në Kosovë, duke e cilësuar atë si tronditëse dhe të papranueshme për një zyrtare të një vendi kandidat për anëtarësim në BE.

Gjatë fjalimit të saj në Komitetin e Posaçëm për Mburojën e Demokracisë Evropiane në Parlamentin Evropian, Kos tha se ishte e habitur që Paunoviç vazhdon të mbajë postin e saj ministror.

“Ishte tronditëse të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj”, deklaroi Kos.

Ajo u bëri thirrje politikanëve në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian që të jenë të vetëdijshëm se çdo deklaratë publike ka peshë dhe pasoja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sali Berisha i kërkon ndjesë publike Lukës: ” Mesazhi i tij u lexua me vonesë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka kërkuar...

Paralizohet lëvizja/ Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan

Një aksident rrugor mes një kamioni dhe një autoveture...

PS miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin...