Nga Shkodra në Strasburg: Studentët e Drejtësisë vlerësohen nga Këshilli i Evropës

Publikuar me datë:

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë arritur një tjetër sukses, duke u renditur në vendin e dytë në konkursin ndëruniversitar “University Competition Law”.

Si vlerësim për këtë arritje, studentët Ardit, Adelina .dhe Egzona, së bashku me mentoren e tyre, Prof. As. PhD Paulina Guli (Hoti), po zhvillojnë një vizitë studimore në Strasburg, e mundësuar nga Këshilli i Evropës.

Gjatë qëndrimit të tyre, ata po marrin pjesë në një sërë takimesh dhe vizitash në institucionet më të rëndësishme evropiane, mes tyre Këshilli i Evropës dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo përvojë u ofron studentëve mundësinë të njihen nga afër me mekanizmat që garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropë.

Vizita në Strasburg përbën një mundësi të çmuar për pasurimin e njohurive akademike, zgjerimin e përvojës ndërkombëtare dhe krijimin e lidhjeve më të forta me institucionet evropiane. Njëkohësisht, ajo konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes së studentëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe përfaqësimin dinjitoz të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në arenën ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mesfushori i Kombëtares përfundon në tribunë, rrezikon rikthimin te kuqezinjtë

Medon Berisha përfundon sërish në tribunë. Shkak për këtë...

Dinamo përballë Partizanit, Daja: Sfidë speciale, fiton kush gabon më pak

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja, tregoi këndvështrimin e tij...

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria po vijon përgatitjet për një prej ngjarjeve më...