Prestigjiozja britanike The Independent i ka kushtuar një reportazh të veçantë protestave të qytetarëve shqiptarë kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz të lidhur me Ivanka Trump në zonën e Zvërnecit.
Në artikullin me titull “Thank you Dua Lipa: Albanians against Ivanka Trump’s plans for luxury resort praise singer’s support”, gazeta thekson se mbështetja publike e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, i ka dhënë një shtysë të rëndësishme kauzës së protestuesve.
Sipas The Independent, qytetarët kundërshtojnë projektin duke argumentuar se ai rrezikon mjedisin dhe një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit. Reportazhi sjell gjithashtu zërat e protestuesve, të cilët e konsiderojnë mbështetjen e Dua Lipës si një faktor që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare ndaj çështjes.
Pas jehonës në mediat shqiptare, protesta kundër resortit të planifikuar në Zvërnec tashmë po pasqyrohet edhe nga mediat ndërkombëtare, duke e kthyer debatin në një çështje me interes më të gjerë publik.


