Nga mbikalimi i Rrëshenit deri në Milot/ Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit

Publikuar me datë:

Trafik i rënduar është krijuar në Rrugën e Kombit, ku pritjet shkojnë nga 40 minuta deri në një orë.

Radhë kilometrike janë krijuar pranë mbikalimit të Rrëshenit, aty ku rruga ngushtohet nga katër në dy korsi.

Vonesat shkaktohen edhe nga fakti se segmenti nga Rrësheni deri në Milot është me dy korsi lëvizjeje me kahe të kundërta, ndërsa pjesa tjetër e Rrugës së Kombit, deri në Morinë, është me katër korsi.

Radhët janë krijuar kryesisht në drejtim të Tiranës, ku fluksi i lartë i automjeteve lidhet me largimin e diasporës nga vendet e rajonit drejt vendeve të Europës ku punojnë dhe jetojnë.

Ndërkohë, në këtë nyje të rëndësishme mungonte patrulla e Policisë Rrugore për të mundësuar menaxhimin dhe normalizimin e qarkullimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksidenti në aksin Mbrostar–Levan, humb jetën në Spitalin e Traumës 19-vjeçari

I riu 19-vjeçar nga Fieri, I.Sh, ka ndërruar jetë...

Brigjet e Matit mbushen me mbetje, denoncim për landfill të paligjshëm në Pllanë

Pllanë, Lezhë – Një situatë shqetësuese mjedisore është denoncuar...