Një status i pazakontë dhe me tone të ashpra i deputetes së PS-së, Marjana Koçeku, ka ngritur pikëpyetje mbi situatën që fshihet pas saj. Vetëm pak ditë pasi u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe u vetëshpall deputete e pavarur, Marjana Koçeku ka publikuar në rrjetet sociale, një postim ku i drejtohet familjes Bajraj të Shkodrës me një paralajmërim të fortë, duke lënë të kuptohet se familja e saj është përballur me kërcënime ose presione serioze.
Megjithatë, deputetja nuk jep detaje konkrete mbi ngjarjen që ka shkaktuar këtë reagim. Kush është personi që e ka kërcënuar? Çfarë ka ndodhur realisht me Neomalsoren? Dhe a është ky një mesazh i koduar që paralajmëron një konflikt më të thellë? Duke qenë se bëhet fjalë për një përfaqësuese të Kuvendit të Shqipërisë, qytetarët kanë të drejtë të dinë më shumë mbi rrethanat që e kanë çuar deputeten në një reagim kaq të fortë.
“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan ajo.

