Bie nga skela në vendin e punës, plagoset rëndë 45-vjeçari në Memaliaj

Publikuar me datë:

Në Teqenë e Koshtanit, në Bashkinë Memaliaj, një 45-vjeçar ka rënë nga një skelë në lartësi rreth 13 metra.

Sipas informacioneve paraprake, Edison Pata dyshohet se ka humbur ekuilibrin gjatë kohës që ishte duke punuar, duke pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë dhe në organe vitale.

Pas aksidentit, ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku po merr trajtim të specializuar. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e rëndë dhe me rrezik për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related