Ra nga motori dhe goditi kokën në asfalt, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

Publikuar me datë:

Pas tre ditësh betejë për jetën në spital, Samir Fermaca, 21-vjeçari me origjinë shqiptare, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra në një aksident të ndodhur në Bergamo.

I riu kishte mbetur i dëmtuar rëndë pasi ra nga motori ku udhëtonte si pasagjer, duke goditur kokën në asfalt gjatë një incidenti me një automjet në lëvizje.

Ngjarja ndodhi më 13 qershor në unazën Paltriniano të Bergamos. Fermaca udhëtonte si pasagjer në një motor të drejtuar nga kushëriri i tij 25-vjeçar.

Sipas autoriteteve lokale, para aksidentit kishte ndodhur një përplasje verbale me drejtuesin e një fuoristrade që kishte kryer një manovër parakalimi.

Gjatë lëvizjes, 21-vjeçari tentoi të godiste me shkelm pasqyrën anësore të automjetit, por humbi ekuilibrin dhe ra nga motori, duke përplasur kokën me forcë në asfalt.

Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë dhe arritën ta rikthenin në jetë pasi kishte pësuar arrest kardiak në vendngjarje.

Më pas ai u transportua me urgjencë në spital, ku qëndroi në gjendje kritike deri në momentin kur ndërroi jetë.

Hetimet e policisë vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Eurostat: Shqipëria, e parafundit në Europë për mirëqenien

Një grafik i ripublikuar nga Ministria e Financave para...

Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, Gjergji Lala. Gjergj...

Bie nga skela në vendin e punës, plagoset rëndë 45-vjeçari në Memaliaj

Në Teqenë e Koshtanit, në Bashkinë Memaliaj, një 45-vjeçar...