Ndryshime në ligjin e policisë, nuk ka konkurs për drejtorët vendore dhe shefat e komisariateve

Publikuar me datë:

Që nga sot, me zbatimin e ndryshimeve të fundit në ligjin për Policinë e Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë merr të drejtën të bëjë lëvizje në postet drejtuese të drejtorive vendore dhe komisariateve.

Procedura e përzgjedhjes së drejtuesve të këtyre strukturave nuk do të zhvillohet më nëpërmjet konkursit, praktikë që ishte zbatuar që prej vitit 2024. Tashmë, emërimet i takojnë plotësisht Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Legjislacioni i ri, i miratuar në Kuvend më 23 korrik, sjell gjithashtu rregulla të reja që prekin sistemin e gradave, avancimin në karrierë të efektivëve dhe mënyrën e organizimit të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit.

Ndër të rejat kryesore është dhe shkurtimi i periudhës së nevojshme për kalimin nga grada “komisar” në “kryekomisar”, dhe nga “kryekomisar” në “drejtues”, prej 5 në 4 vite.

Po ashtu, kryepolici do të ketë mundësinë të japë gradë më herët se afati për punonjësit që dallohen në akte heroike apo arritje të rëndësishme në luftën kundër krimit.

Ndryshime parashikohen edhe për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pas mbarimit të mandatit, ai do të vazhdojë të jetë pjesë e strukturave të policisë me gradën “drejtues i parë”.

Kjo i jep mundësinë të vazhdojë karrierën në detyra të tjera, përfshirë pozicione këshilluese apo të angazhohet në fushën akademike në Akademinë e Sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pasi bllokuan hyrjet e Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Protestuesit filluan të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa...

Potestuesit rrethuan godinën, shoqërohen në polici disa persona, mes tyre Dritan Goxhaj

Protesta e ditës së 94-t kundër qeverisë ka marrë...