Ndryshim në krye të burgut të Reçit, Klodjan Myrto emërohet drejtor…

Publikuar me datë:

Ndryshojnë drejtuesit në disa institucione të ekzekutimit të vendimeve penale në vend.

Klodjan Myrto është emëruar drejtor i IEVP Reç, duke zëvendësuar Algert Çekrezin. Ndërkohë, Arjan Bozhaj është komanduar në krye të IEVP “313”. Alban Zela është komanduar drejtor në IEVP Rrogozhinë, pas pezullimit të Bilal Hasës. Po ashtu, në paraburgimin e Elbasanit është emëruar Markiz Sallufi, i cili ka zëvendësuar Qazim Hoxhën.

Ndryshimet, të firmosura nga drejtori i përgjithshëm Adriatik Kupi, vijnë pas dhjetëra kontrolleve të zhvilluara në institucionet penitenciare në të gjithë vendin. Gjatë kontrolleve janë konstatuar dhe sekuestruar sende të paligjshme, mes tyre telefona celularë, fisha karikimi, sasi të dyshuara lënde narkotike cannabis, si dhe thika artizanale.

Aksionet e kontrollit kanë nisur prej muajit prill, pas emërimit të Kupit në krye të DPB-së, ku ai zëvendësoi Klevis Qosen, tashmë drejtor i AMP-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]