Deputetja Koçeku përplaset me Boçin në mbrojtje të Alban Prekës: “Është përfaqësues i Bashkisë Shkodër, jepini fjalën”

Publikuar me datë:

Tensione dhe përplasje në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, ku në qendër të debatit u bë përfaqësimi i Bashkisë Shkodër.

Nënkryetarit të Bashkisë Shkodër, Alban Preka, iu ndërpre e drejta për të marrë fjalën nga bashkëkryetari i komisionit Luciano Boçi, me argumentin se komisioni do të dëgjojë vetëm kryetarët e bashkive dhe jo nënkryetarët.

Por ky qëndrim solli reagimin e menjëhershëm të deputetes Marjana Koçeku, e cila ndërhyri duke kërkuar që Prekës t’i jepej fjala si përfaqësues zyrtar i Bashkisë Shkodër.

“Është përfaqësues i Bashkisë Shkodër, jepini fjalën”, mësohet të ketë deklaruar Koçeku gjatë debatit në sallë, duke kundërshtuar vendimin e Boçit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]