Ndërron jetë nëna e 4 fëmijëve, aksidentuar para 10 ditësh në Shkodër

Publikuar me datë:

Ka ndërruar jetë këtë të premte Vera Guri, nëna e katër fëmijëve, e cila prej rreth 10 ditësh ndodhej në gjendje shumë të rëndë në repartin e reanimacionit, pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Shkodër. Pavaresisht ndihmes mjekesore te bluzave te bardha, demtimet ishin shume te renda.

Ngjarja ndodhi në mbrëmje, pranë ish-fabrikës së miellit. Sipas informacioneve , gruaja po lëvizte me biciklete teksa po kthehej nga puna, kur u godit me forcë nga një automjet që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi të lartë brenda zonës urbane.

Përplasja i shkaktoi plagë shumë të rënda Vera Gurit, e cila u transportua menjëherë në spital dhe qëndroi për ditë me radhë në luftë për jetën, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Dhimbja është edhe më e madhe, pasi mësohet se vetëm një vit më parë Vera Guri kishte humbur edhe bashkëshortin, duke lënë pas katër fëmijë që tashmë përballen me një tjetër tragjedi të rëndë familjare.

Edhe pse kanë kaluar rreth 10 ditë nga aksidenti, autori i ngjarjes ende nuk është identifikuar zyrtarisht, ndërsa pritet që hetimet të vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Familjarët kanë bërë me dije se lamtumira e fundit për Vera Gurit do të zhvillohet të shtunën, më 30 maj.

Aksidentet në rrugët e Shkodres po kthehen në një normalitet të frikshëm. Çdo ditë, shoferë të papërgjegjshëm që ecin me shpejtësi skandaloze brenda zonave të banuara po rrezikojnë dhe po marrin jetë njerëzish të pafajshëm. Rrugët nuk janë pista garash dhe qytetarët nuk mund të vazhdojnë të jetojnë me frikën se mos goditen nga makina që fluturojnë në mes të qytetit. Tragjedi si kjo tregojnë dështimin e kontrolleve, mungesën e frikës nga ligji dhe papërgjegjshmërinë kriminale të atyre që shtypin gazin pa menduar se pasojat mund të jenë fatale. Sot katër fëmijë mbetën pa nënë. Nesër mund të jetë një tjetër familje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]