“Berisha të përballet me garën”, Salianji: PD duhet të bashkojë opozitën kundër Ramës

Publikuar me datë:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka vijuar këtë të premte takimet me strukturat dhe mbështetësit e tij në kryeqytet.

“Shqipëria po zbrazet çdo ditë!”, tha Salianji gjatë fjalimit të tij, duke e konsideruar këtë një “tragjedi“, ndërsa filloi të rendiste shifrat e INSTAT për lindjet në vend dhe largimet e të rinjve nga Shqipëria.

“Bilanci i qeverisjes së Ramës është korrupsion i sofistifikuar”, kështu u shpreh Ervin Salianji në takimin e zhvilluar me qytetarët në Tiranë.

Gjithashtu ai theksoi se PD nuk mund të jetë pronë e një individi për interesa personale.

“PD ka humbur shumë beteja gjatë këtyre viteve, por humbja më e madhe ka qenë largimi nga standardet që bënë PD forcën më të madhe në këtë vend. Sot shumë demokratë janë përjashtuar jo vetëm nga vendimmarrja por edhe nga e drejta për të dhënë kontribut.

Shumë profesionistë nuk e gjejnë derën e hapur. Demokracia është garë, debat, përballje me premtimet e dhëna dhe të pambajtura dhe çdo demokrat të ketë mundësi të zgjedhje atë që mendon se e bën PD  fituese. Ne do vazhdojmë pa ndalur deri sa ta përmirësojmë PD. Nuk mund të pranojmë përjashtimin e demokratëve që përballen me regjimin. Neni “Basha”, ndalon kandidimin e kryetarit që humb zgjedhjet”, tha ai.

“Të shkojmë te gara, te vota te përballja”, kështu deklaroi më tej Salianji.

Ai gjithashtu theksoi se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të madhe, moderne dhe gjithëpërfshirëse.

“Sali Berisha duhet të përballet me garën, me votën dhe me përgjegjësitë e veta. PD nuk mund të reduktohet. Është e qartë që ndryshimi i Shqipërisë mund të kalojë vetëm nëse PD ndryshojnë

Zgjedhja është ose të vazhdojë rrugën e tkurrjes apo të hapë një kapitull të ri. Vetëm përmes hapjes mund të rikthehet si shumicë qeverisëse në vend. Duhet të kthehemi te liria individuale, prona private, të hapet ndaj të djathtës tradicionale. Të hapur ndaj kujtdo që dëshiron largimin e Ramës. Ne duhet të kthejmë meritokracinë si standard.

Sot në PD më të dështuarit promovohen dhe më të suksesshmit ndëshkohen. Duhet t’i japin fund emërimeve klienteliste në PD. PD duhet të bashkojë çdo copës opozitarizmi. Ne besojmë se PD ka mundësi për të pasur një fytyrë tjetër, përtej berishizmit.

Të bashkojmë opozitën, demokratët dhe gjithë shqiptarët që duan ndryshim Shqipëria ka nevojë për një opozitë të madhe, moderne e gjithëpërfshirëse. Kjo është një betejë për të ardhmen. Kjo lëvizje nuk është e lehtë, por e drejtë. Sot pasi kemi shkelur të 12 qarqet, jam më krenar se kurrë për të gjithë mbështetjen që kemi marrë. Ne do ta bashkojmë PD, opozitën dhe do fitojmë Shqipërinë”, tha mes të tjerash Salianji në takimin e mbajtur këtë të premte në Tiranë me qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]