Ndarja e plazheve në Velipojë, përveç hapësirës publike falas bashkia do ketë edhe sipërfaqe me pagesë modeste.

Publikuar me datë:

Gjatë këtij sezoni veror, pushuesit në Velipojë do të kenë mundësi të zgjedhin mes hapësirës publike, asaj private dhe hapësirës që do të menaxhohet nga bashkia.

“Bashkive u jepet e drejta që sipërfaqet e plazheve publike t’i menaxhojnë ata me pagesë. 30% e plazhit do të jetë pa pagesë, ndërkohë bashkitë kanë edhe të drejtën të menaxhojnë plazhe me çmime modeste. Pushuesit do të kenë 3 mundësi: plazh pa pagesë, plazh me pagesë dhe e menaxhuar nga bashkia dhe plazhet private”,

sqaron Bekim Mema, drejtor i Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik, Bashkia e Shkodrës.Në stacionet e plazheve që do të menaxhohen nga bashkia, turistët do të gjejnë çadra kundrejt një pagese jo më shumë se 500 lekë.

“Do të kemi 3 stacione plazhi të menaxhuara nga ana e bashkisë, në Velipojë dhe një në Rrjoll, çmimet do të variojnë 400-500 lekë”, thotë Mema.

Çdo stacion plazhi i menaxhuar nga bashkitë do të ketë një tabelë informuese, ndërsa sipas rregullores, ato duhet të jenë të pajisur edhe me kabina zhveshjeje, dushe dhe kosha për mbeturina./Vizion plus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...