Një grup prej 12 vullnetarësh amerikanë prej një javë jane në Shkodër duke punuar dhe kontribuar në disa institucione sociale ku trajtohen fëmijë dhe persona në nevojë.
Lajmi është bërë publik nga Alred Zefi, drejtues i shoqatës “Shpresë për Botën” dhe pastor, i cili ka vlerësuar frymën e solidaritetit dhe përkushtimin e grupit të ardhur nga SHBA.
Sipas tij, vullnetarët nga kishat amerikane Glen Haven BC dhe Mount Olive BC, të udhëhequr nga Chris Martin, realizuan ndërhyrje konkrete në institucione që ofrojnë shërbime për kategori në nevojë në qytetin e Shkodrës.
Gjatë qëndrimit të tyre, ata kontribuuan me:
* pajisje profesionale kuzhine për Shtëpinë e Fëmijës Shkollor,
* ndërtimin e një mini fushe basketbolli tek Streheza,
* rikonstruksionin e fushës së volejbollit dhe krijimin e një këndi rekreativ tek Qendra e Zhvillimit,
* kënd lojërash dhe tavolinë fusbolli tek Qendra Multifunksionale,
* si dhe lyerje dhe përmirësime në disa institucione sociale.
Në reagimin e tij, Zefi thekson se energjia dhe koha e dhënë në shërbim të komunitetit mund të sjellin ndryshime reale në jetën e njerëzve në nevojë.
“Sikur energjinë që njerëzit shpenzojnë çdo ditë ta kanalizonin për të sjellë ndryshim pozitiv në jetën e komuniteteve, kjo botë do të ishte shumë më e mirë”, shprehet ai.

