Nagasaki/ Japonia përkujton viktimat e bombës atomike 81 vjet më parë

Publikuar me datë:

Tre ditë pas ceremonisë së përkujtimit të bombardimit të Hiroshimës, Japonia shënoi sot 81 vjet nga shpërthimi bërthamor mbi Nagasaki, mëngjesin e 9 gushtit 1945.

Në orën 11:02 sipas kohës lokale, momenti i saktë i shpërthimit, qytetarët respektuan një minutë heshtje në Parkun e Paqes, ku u zhvillua ceremonia zyrtare. Në këtë aktivitet morën pjesë kryeministrja Sanae Takaichi dhe delegatë nga 98 shtete.

Bomba me bazë plutoniumin, e quajtur “Fat Man”, i mori jetën afërsisht 74 mijë personave. Të mbijetuarit, të njohur si hibakusha, vuanin më vonë nga sëmundje të ndryshme dhe tumore të lidhura me ekspozimin ndaj rrezatimit.

Kryetari i bashkisë së Nagasakit, Shiro Suzuki, dorëzoi një listë të re të viktimave, që tani përfshin 204.708 emra, mes tyre dhe 2.773 persona të ndarë nga jeta gjatë vitit të fundit.

Në “Deklaratën e Paqes”, Suzuki i përshkroi armët bërthamore jo si “e keqe e domosdoshme”, por si “e keqe absolute”, që nuk mund të pajtohet me njerëzimin.

Ai shtoi kritika ndaj idesë së parandalimit bërthamor, duke e quajtur “jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe të brishtë”.

Suzuki gjithashtu solli në vëmendje dështimin, në majin e kaluar, të konferencës së rishikimit të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. Ai i bëri thirrje qeverisë së Tokios të marrë pjesë në kongresin për Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore, i parashikuar në nëntor.

Kryeministrja Takaichi ritheksoi përkushtimin e Japonisë ndaj tre parimeve jo-bërthamore:

Ajo premtoi gjithashtu angazhim për “përpjekje realiste dhe praktike” drejt një bote pa armë bërthamore, ndërsa situata globale mbetet e tensionuar për shkak të luftës në Ukrainë dhe krizës në Lindjen e Mesme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related