Një vajzë 6-vjeçare nga Kosova, e identifikuar me emrin Anisa, ka humbur kontaktet me familjarët e saj teksa ndodhej në plazhin e Velipojës.
Sipas informacionit të bërë publik, prindërit e saj janë Dardan dhe Dafina.
Vajza është në gjendje të mirë dhe e sigurt. Aktualisht ndodhet pranë ambienteve të Velipoja Grand Europa Resort, ku po qëndron në pritje të familjarëve.
Prindërit ose familjarët që e njohin vajzën lutemi të paraqiten pranë resortit për ta marrë.
Shpërndajeni njoftimin, në mënyrë që informacioni të mbërrijë sa më shpejt te familjarët e saj.

