“Miliona për koncertin, bamirësi për të varfrit”- mesazhi i fortë i Dom Ardian Arrës në Shkodër

Publikuar me datë:

Një apel i fortë ka ardhur nga drejtori i Caritasit Shkodër-Pult, Dom Ardian Arra, i cili ka bërë të ditur se qytetarët dhe njerëzit e vullnetit të mirë janë bashkuar për të rindërtuar shtëpinë e një familjeje në nevojë në Dioqezën e Shkodrës.

Bëhet fjalë për një nënë me tre fëmijë jetimë, ku më i vogli vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas Dom Arrës, Caritasi, në bashkëpunim me famullinë përkatëse dhe donatorë të ndryshëm, ka nisur mbledhjen e fondeve për restaurimin e banesës.

Një kontribut të veçantë ka dhënë Gjergj Dojani nga Gjermania, i cili me rastin e ditëlindjes së tij organizoi një darkë bamirësie për këtë projekt.

Në reagimin e tij, Dom Arra ka ngritur edhe një kritikë të fortë ndaj institucioneve shtetërore, duke ironizuar faktin se ndërsa diskutohen miliona euro për organizimin e një koncerti, familjet në mjerim ekstrem mbeten pa mbështetje.

“Shqipëria nuk turpërohet për një koncert të munguar, por nga varfëria dhe indiferenca ndaj njerëzve në nevojë”, shprehet ai, duke theksuar se solidariteti i qytetarëve është ai që po i vjen në ndihmë kësaj familjeje.

Në fund, Dom Ardian Arra përcjell një mesazh shprese: “Shqiptarët e ndershëm dhe bujarë do të triumfojnë. Rroftë bujaria dhe rroftë Shqipëria!”.

Postimi i plotë:

Ne kyt shpi jeton nje familje e varfer e dioqezes sone te Shkodres, nje nane me tre femije jetima , ma i vogli nder ta me probleme te shendetit mendore.

Ne si Caritas sebashku me famulline perkatese dhe njerez vullnet te mire kemi filluar te mbledhin fondet e nevojshme per restuarimin e shpise. Mirenjohes shume miqve qe jane tregu te gatshem me ndihmen e tyre bujare. Nder keta dua te veçoj Z Gjergj Dojani nga Gjermaniai cili me rastin e datlindjes se tij organizoj nje darke bamiresie enkas per kyt projekt. Te tjere miq jane ofru te tjere presim te ofrohen. Me ndihmen e Zotit do te mund ta perfundojme kete pune te nisun.

Ps: Shume pyesin po shteti ( bashkia , qeveria) a ka dhane ndoj gja?? Nuk kane se si !! Te shkretit kane halle e pune te tjera emergjence 4 milion e kusur euroshe qe te mos turperohet Shqiperia!!!

Keto situata mjerimi ekstrem nuk jane emergjence per to.

Ne fakt Shqipnia turpnohet jo per nje koncert te munguar por kto rrrumBalla e rrumPallosha qe na sundojne.

Shqiptatet e ndershem dhe bujare do te triumfojne.

Rrnofte Bujaria e rrnofte Shqipnia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Si humbën jetën nga zjarri 12 persona në Spanjë?

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në një...

Rama për eurodeputetët: “Flisnin përçart”

Pas ofendimeve ndaj organizatorëve dhe protestuesve kundër projektit në...

Detaje nga djegia e apartamentit në Korçë, fqinjët: Konsumonte shumë alkool

Informacione të reja kanë dalë në lidhje me zjarrin...