Migen Qiraxhi: “Policia ka proceduar 150 protestues që prokuroria s’i ka pranuar”

Publikuar me datë:

Përfaqësuesi i Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi, ka deklaruar se gjatë më shumë se 50 ditëve të protestave kundër qeverisë, Policia e Shtetit ka proceduar rreth 150 protestues, ndonëse, sipas tij, Prokuroria nuk ka pranuar procedimet.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Qiraxhi tha se, sipas tij, qëndrimi i qeverisë ndaj protestës ka ndryshuar në deklarata, por jo në praktikë.

Ai u shpreh se, ndërsa zyrtarët pretendojnë se qytetarëve u garantohet e drejta për të protestuar, në terren situata ka qenë ndryshe.

“Në mbi 50 ditë protesta paqësore, Policia e Shtetit ka proceduar rreth 150 protestues. Megjithatë, këto procedime nuk janë pranuar nga Prokuroria”, deklaroi ai.

Qiraxhi akuzoi gjithashtu autoritetet se kanë përdorur policinë si mjet presioni ndaj pjesëmarrësve në protesta, duke pretenduar se në disa raste janë përdorur barriera, mjete ujore dhe forma të tjera intimidimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]